Koordinator Marketingu Tregtar

Pozita: Koordinator Marketingu Tregtar
Raporton te: Drejtori Komercial
Afati i aplikimit: 16 maj 2025
Çka presim prej teje?
Të luash një rol kyç në lidhjen ndërmjet marketingut dhe shitjes – duke koordinuar fushata promocionale, materiale për rrjetin e shitjes dhe aktivitetet që rrisin dukshmërinë e produkteve në treg. Do të jesh ura lidhëse ndërmjet ekipit të shitjes, dizajnit dhe agjencive të jashtme të marketingut.
Detyrat kryesore
• Koordinim marketingu tregtar
• Planifikimi dhe zbatimi i fushatave promocionale në pika të shitjes.
• Përgatitja e materialeve për ekspozim në dyqane (posterë, rafte, etiketa promocionale).
• Organizimi i aktiviteteve dhe sampling eventeve për produkte të reja.
• Mbështetje për ekipin e shitjes
• Krijimi i broshurave, prezantimeve dhe materialeve të shitjes.
• Mbledhje dhe analizim i feedback-ut nga terreni për përmirësim të kampanjave.
• Koordinim me dizajnerë dhe agjenci
• Hartimi i brief-eve për materiale vizuale dhe promocionale.
• Mbikëqyrja e prodhimit dhe shpërndarjes së materialeve në terren.
• Ndjekja e afateve dhe kontrolli i cilësisë së fushatave vizuale.
Kualifikimet
• Diplomë në Marketing, Menaxhim Biznesi ose fushë të ngjashme.
• Së paku 2 vite përvojë në marketing ose shitje (preferohet në sektorin FMCG ose tregti).
• Aftësi të mira në koordinim, organizim dhe punë në grup.
• Aftësi shumë të mira komunikimi në shqip dhe anglisht.
• Përparësi: Njohuri praktike në dizajn grafik (Adobe Illustrator, Photoshop).
Ditët e punës
E hënë – E premte
Orari
08:00 – 16:30
Paga neto
€800 – €1,100
Bonuse
Bonus vjetor + shujta ditore

Visited 73 times, 1 visit(s) today

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *